Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një konference për medie është deklaruar rreth këmbimit të pronave në lagjen Prishtina e re me prona private në Badoc, gjë që ka nxitur debate së fundmi.
Kryetari i Prishtinës, tha se komuna vetëm është duke e zbatuar një vendim që është marrë më parë, derisa mohoi se prona private rreth 8 hektarëshe po këmbehet me pronë rreth 20 hektarëshe.
“Procesi i këmbimit ka filluar dy vite para qeverisjes sonë. Nuk ka filluar gjatë kohës sonë por që më shumë se dy vite më parë. Kjo si pasojë e vendimit të Ministrisë së Ambientit. Ne jemi duke zbatuar një proces të rregullt dhe është ende proces i papërfunduar. Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjor dhe procedural pasi pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë që e obligon kryeqytetin me e zbatuar. Ministria e Financave do të përcaktojë sa tokë do të jep. Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bënë vlerësimin e pronave dhe jo ne. Sa u përket pyetjeve se pse lokacioni në Prishtinë të re, sepse janë zhvilluar diskutime mes drejtorisë së pronës. Këto diskutime janë të domosdoshme dhe janë vendime demokratike”, theksoi ai./rtk/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026