Rama kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në ligj

18:05 | 18 Shkurt 2026
Q L

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar përfshirjen urgjente të buxhetit të Komunës së Prishtinës në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, duke i drejtuar një kërkesë zyrtare ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe duke e ngritur çështjen publikisht përmes rrjeteve sociale.

Rama i është drejtuar me një letër zyrtare ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i dërguar buxhetin e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës më 6 shkurt dhe duke kërkuar veprim të menjëhershëm për përfshirjen e tij në projektligjin për ndarjet buxhetore.

“Në kohën kur projektligji për ndarjet buxhetore të Republika e Kosovës ndodhet në shqyrtim parlamentar ndërmjet dy leximeve, kërkojmë që të veproni menjëherë, në përputhje me nenin 62.3 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar Muratit.

Sipas tij, mosinkorporimi i buxhetit të Prishtinës rrezikon funksionimin normal të komunës dhe projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Përveç komunikimit institucional, Rama ka reaguar edhe publikisht përmes rrjeteve sociale. Në një postim në Facebook, ai ka kërkuar përgjegjësi direkte nga ministri i Financave.

“Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026?!”, ka shkruar Rama.

Nga Ministria e Financave deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me kërkesën e kryetarit të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme