Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në shenjë mirënjohjeje, ia ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit shkrimtarit Ismail Kadare.
Rama tha se i ka premtuar vënien e emrit të shkrimtarit njërës prej bibliotekave të kryeqytetit.
“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, znj. Helena Kadare. Në shenjë mirënjohje dhe respekti i dhurova Çelësin e Kryeqytetit. Po ashtu, kisha kënaqësinë ta informoj se kam vendosur që një prej bibliotekave të kryeqytetit do ta marrë emrin e tij”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas Ramës, veprat e Kadaresë e kanë ngritur letërsinë shqipe në nivel botëror dhe vazhdojnë të frymëzojnë tash e sa gjenerata./Arbresh.info/
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026