Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë takuar mbrëmë në Ulqin, me rastin e hapjes së sezonit kryesor turistik.
Rama është pyetur sot nëse ka pasur rastin që të flasë me Osmanin lidhur me zhvillimet në veri të vendit, por që ka thënë se s’kanë folur për këtë temë.
Me Presidenten e Kosovës, Rama tha se kanë raport miqësor dhe se komunikojnë, por se mbrëmë nuk ishte rasti “për të hyrë në të thella”.
“Jo, me Presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella”, deklaroi Rama në Euronews Albania.
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca