Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar takimet me qytetarë për procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025.
Rama njoftoi se takimet kanë filluar në rrugën Muharrem Fejza teksa ka treguar edhe projektet e propozuara nga qytetarët, shkruan Arbresh.info.
“Filluam takimet me qytetarë për procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025. E nisëm me Rrugën Muharrem Fejza, ku qytetarët propozuan ide për projekte të rregullimit të lagjes, si: ndërtimin e një Qendre për të Moshuar, ndërtimin e një fushe sportive, rregullimin e Rrugës Astrit Rrushi dhe të ngjashme.”, ka shkruar Rama.
Ai njoftoi se brenda 14 ditëve, do të mbahet takimi pasues ku qytetarët do të votojnë për financim të njërit prej këtyre projekteve nga Kryeqyteti.
“Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë me takimet e radhës në Sofali dhe Barilevë, të premten me 05 korrik. Taksat tuaja, projektet tuaja!”, njoftoi ai./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...