Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim në odën e kryeqytetit ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Me anë të një postimi në Facëbook, Rama u shpreh se shtëpia mbahet me miq teksa falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë, përcjell Arbresh.info
“Shtëpia mbahet me miq. Bashkëpunimi me Finlandën ka sjellë gjithmonë frymë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetje për kryeqytetin tonë. Në odën e Kryeqytetit, mirëprita Ambasadorin Matti Nissinen, për ta falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e tij të çmuar gjatë mandatit në Kosovë”, ka shkruar Rama.
‘I uroj suksese në rrugëtimin e mëtejshëm dhe jam i bindur se lidhjet mes Prishtinës dhe Helsinkit do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, u shpreh Rama./Arbresh.info
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...