Rama e Hoti dakordohen për sponsorizimin e një Kongresi Tradicional të përbashkët

11:49 | 3 Korrik 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shqipëri, të parën si kryeministër.

Pas takimit me homologun e tij Edi Ramën, në një konferencë të përbashkët, Rama njoftoi se nga takimi i tyre u dakorduan për fillimin e një kongresi të përbashkët mes dy vendeve, në muajin shtator në Tiranë.

“Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e komunave së bashku me skuadrat e tyre të ndajnë praktikat e mira sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunale dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale