Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka marrë pjesë në diskutime të organizuara nga Klubi Alpbach Salzburg dhe Klubi Alpbach Kosova, të përbërë nga studentë austriak, shqiptarë dhe të tjerë ndërkombëtar.
Rama ka bërë të ditur se ndër temat gjatë diskutimit ka qenë ringjallja e arkitekturës brutaliste të Prishtinës, dhe shumë të tjera.
Postimi i plotë:
Në margjina të European Forum Alpbach 2024 u ftova për një “Fireside Chat” nga Klubi Alpbach Salzburg dhe Klubi Alpbach Kosova, të përbërë nga studentë austriak, shqiptarë dhe të tjerë ndërkombëtar.
Diskutuam tema të rëndësishme si ringjallja e arkitekturës brutaliste të Prishtinës, inovacionet digjitale që po transformojnë urbanizmin dhe qytetin tonë si dhe qasja për personat me aftësi të kufizuara e barazia gjinore.
Pas prezantimit me kënaqësi u përgjigja në pyetjet e shumta të ketyre studentëve të shkëlqyeshëm duke thelluar kuptimin e tyre për sfidat në transformimin e Prishtinës tonë.
Jam mirënjohës për ftesën nga klubet e studentëve Alpbach Salzburg dhe Alpbach Kosova./Arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...