Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot brenda objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila shpërtheu pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritej të miratohej buxheti i komunës për vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se veprimet e tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë imazhin e institucioneve publike, të cilat sipas tij duhet të jenë shembull i dialogut dhe i bashkëpunimit. Rama ka theksuar se pret që organet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se rrahja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë dhe se tre persona janë shoqëruar në polici.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve