Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.
“Janë 2472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore”- tha kryeministri.
Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.
“Jo çdo krisje e murit e bën banesët të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”- vijoi kryeministri.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...