Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se në takimin e fundit ishte hera e parë që s’u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe do ta kërkojnë edhe një takim me të.
Rakiq në fjalimin e tij gjatë protestës tha se kishin vendosur të largoheshin nga institucionet e Kosovës, por se presidenti serb i ndaloi ta bënin një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.
Ai ndër të tjera tha se do të kërkojnë një takim tjetër me Vuçiqin.
“Pas takimit me Vuçiqin për herë të parë mbase nuk arritur marrëveshje të përbashkët. Edhe pse i besojmë vetëm atij, nga ajo mbledhje kemi dalë pa marrëveshje. Ne kërkuam të largoheshim nga institucionet e Kosovës, Vuçiq na tha të mos e bënim. Ne nuk jemi ata që shkelim marrëveshjen e Brukselit, Kurti po e bën. Do të rrimë me popullin tonë dhe do ta mbështesim. Kryetar Vuçiq ju lusim ndikoni në BE dhe bashkësinë ndërkombëtare, nuk jemi të frikësuar, jemi në vendin tonë dhe do të rrimë këtu”, tha Rakiq.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...