Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kanë mbështetur kërkesën e kryetarit Agim bahtiri për bashkimin e Mitrovicës, përkatësisht komunave veriore dhe asaj jugore.
Kryetari i pjesës veriore, Goran Rakiq e ka quajtur të paligjshme dhe se serbët nuk do t’i përgjigjen, siç thotë ai, këtij provokimi.
Sipas tij, ky mesazh është për të dëbuar serbët.
“Mesazhi ynë- ndoshta do të jemi të uritur dhe të etur, por jemi të vendosur të luftojmë në mënyrë paqësore”, tha Rakiç.
Ai theksoi se serbët nuk do t’i përgjigjen provokimeve.
“Ne do të qëndrojmë këtu. Ne kemi paraqitur dorëheqjen, por janë të tjerët këtu dhe ne jemi këmngulës në këtë”, ka shtuar Rakiq.
Komuna e Mitrovicës Veriore të Kosovës është formuar në bazë të ligjit të Kuvendit të Kosovës për Kufijtë Administrativ të Komunave në shkurt të vitit 2008.
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë