Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është detyruar që ta kaloj në këmbë kufirin në Jarinjë, pasi që Policia e Kosovës nuk e ka lejuar shkuarjen me automjet zyrtar në Serbi për shkak të dokumentacionit.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në ora 05:45 të mëngjesit të sotëm, automjeti zyrtar i Goran Rakiqit dhe dy automjete tjera të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit, nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin në Jarinjë.
“Automjeti i kryetarit Rakiq dhe dy automjete zyrtare të Zveçanit dhe Leposaviqit janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që nuk kanë pasur autorizim nga Ministria, siç parashihet me ligj, për të kaluar në një shtet tjetër”, ka thënë burimi i portalit Veriu.info.
Veriu.info mëson se kjo është hera e parë që zyrtarëve të komunave serbe iu kërkohet autorizim i paraparë me ligj, pasi që deri më tash ata nuk e kanë përfillur këtë.
Rakiq së bashku me zyrtarët e tjerë të komunave serbe në veri të Kosovës, sot ka shkuar në Serbi për të takuar drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...