Kryetari i Listës Serbë Goran Rakiç, ka paralajmëruar se do të vendosin reciprocitet nëse edhe më 3 prill nuk lejohen mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosove, raporton arbresh.info.
Ai në një deklarim për media të dielën ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese edhe në Kosovë.
” Kërkojmë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse me 3 prill nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë atëherë do të vendosin reciprocitet. Qysh po sillet Prishtina do të sillemi edhe ne”, tha Rakiç, pas specifikaur se për çfarë reciprocitetit bëhet fjalë.
Kuvendi i Kosovës të shtunën ka miratuar një rezolutë e cila ndalon mbajtjen e këtij referendumi.
Shtetet e QUINT-it, kishin kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejojë një gjë të tillë, por ekzekutivi kishte thënë se një gjë e tillë nuk do të lejohet, pasi përbën shkelje të sovranitetit të vendit./arbresh.info/
Lexo edhe
Protestojnë serbët në veri të Mitrovicës, improvizojnë mbajtjen e referendumit
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...