Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar mbi 100 mije viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.65 milionë qytetarë.
Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Por a është covid-19 virusi më vdekjeprurës në botë?
“Jo, s’është. Virusi më vdekjeprurës në botë është Ebola”, thotë mikrobiologu Lul Raka.
“Koronavirusi është prej çështjeve më të rëndësishme dhe një prej të panjohurave të mëdha sot që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me shkallën e vdekshmërisë”, tha Raka për RTV21.
Në Kosovë deri më tani janë infektuar 250 persona, 52 janë shëruar derisa 7 kanë humbur jetën.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit