Mikrobiologu i njohur kosovar Lul Raka, ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka marrë pjesë në ashtuquajturin “tubim” të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Raka se dalja e Arben Vitisë në tubim ishte gabim dhe se nga ajo kohë në Prishtinë filloi rritja e numrit të rasteve në Prishtinë.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve të shmangen nga tubimet apo nga grumbullimet e njerëzve siç po ndodhin kohën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Raka konfirmoi që pikërisht rritja e rasteve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.
“Ngritja e rasteve të ditëve të fundit është reflektim i moszbatimit të masave parandaluese, ne kemi thënë prej fillimit që vaksine s’ka prandaj ilaçi i vetëm është parandalimi. Me një trend të tillë të rritjes shumë shpejt mund të mbingarkohen kapacitetet në Klinikën Infektive sepse për 3 ditë, prej 40 pacienteve janë 60. Por me këtë trend shumë shpejt mund të rritet”, ka thënë mikrobiologu.
Mikrobiologu thotë se ende situata është nën kontroll, derisa thotë se jo domosdoshmërish çdo rast do të spitalizohet
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...