Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka treguar se tashmë i ka dërguar edhe shkresë Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët e blegtorët.
“Të nderuar fermerë të komunës sonë. Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: * Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar, rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët…për të gjithë bujqit dhe fermerët. Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Latifi./arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...