Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën.
Kështu ka thënë Haradinaj pasi Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Smajl Latifi është renditur e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.
“Nga 38 Komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci renditet e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022. Kryetarin Smajl Latifi dhe stafin e tij, i uroj dhe i përgëzoj për punën e tyre profesionale, korrekte dhe të ndërgjegjshme. Komuna e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, ajo është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Aleanca është dëshmuar se është alternativa e duhur për qytetarin dhe për Kosovën.
“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë. Vazhdojmë të jemi të tillë sepse ky edhe është vizioni ynë”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Në mesin e 38 komunave, Rahoveci doli i pari për performancë komunale
Kryeqyteti sqaron ndërprerjen e kontratave në “Ku’zina
MPJ-ja jep dy këshilla për qytetarët e Kosovës që jetojnë në...
Zyrtare: Juventusi rinovon kontratën e trajnerit Igor Tudor
Vuçiq flet me Sorensenin në Pragë, thotë se është thelbësore...
Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin...
Trump thotë se e dinte për sulmin izraelit ndaj Iranit: Shum...