Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kanë përgatitur një pako me 80 produkte në vlerë 300 euro për prindërit që bëhen me një foshnje të re.
Me anë të një postimi në Facebook, Rahimaj theksoi se pos subvencionimit për çdo lindje, Kamenica do të bëhet komuna e parë në Kosovë me një pako të tillë.
“Mirësevini në jetë vogëlushë. Prindër të dashur, ne kemi përgatitur një dhuratë për secilën foshnjë të re që i shtoni Kamenicës. 80 produkte në vlerë prej rreth 300 eurosh, ku përfshihen rroba të ndryshme për të gjitha stinët, pako për kujdes ndaj fëmijës, pako për kujdes ndaj nënës, libra argëtues dhe shumë produkte të tjera të nevojshme do të vijnë në shtëpinë tuaj. Misioni ynë për ta bërë Kamenicën vendin më të mirë për t’i rritur fëmijët nuk ndalet”, ka shkruar Rahimaj./Arbresh.info
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...