Nisma për Kosovën, edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e saj. Ky subjekt ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degës.
Sipas një komunikate të Nismës për Kosovën, delegatëve të NISMA’s në Malishevë, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shefja e GP NISMA, Valdete Bajrami, deputetët e NISMA’s, Zafir Berisha, Enver Hoti, dhe kryetari i NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në Malishevë, me qëllimin më të mirë që Malisheva të vazhdojë të qeveriset nga njerëz të përkushtuar, siç është duke u qeverisur tani nga NISMA për Kosovën.
Kryetari i sapo zgjedhur, Ragip Begaj, falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Begaj tha se, sa është privilegjë është edhe përgjegjësi, andaj kështu të bashk uar të punojmë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e Malishevës në përgjithësi./
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...