Nëse nuk gjendet zgjidhja për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, atëherë deputetët do të duhej t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për daljen e vendit nga kriza e mos krijimit të institucioneve, ka thënë njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu.
Ai në një prononcim për Indeksonline, ka pohuar se me bllokadën e krijuar, Kosova ka humbur shumë në fushën kapitale duke humbur mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore.
“Ky ngërç ka bllokuar në shumë aspekte institucionet e vendit në radhë rebalancimin e buxhetit të shtetit e shumë çështje tjera kapitale. Në mungesë të vendimmarrjes Kosova ka humbur nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë e deri të Banka Evropiane dhe Banka Botërore”, ka thënë ai.
Për situatën e krijuar në vend, Baraliu ka thënë se përgjegjës janë gjitha subjektet politike në kuvend, e posaçërisht koalicioni i cili ka fituar të drejtën e krijimit të institucioneve, dhe bllokimin e pa qartë nga ana e tyre.
“Krijimi i Qeverisë nga PAN nuk mund të pritet deri në pa kufi gjithashtu është përgjegjësi e të gjithëve pa dallim të subjekteve politike në tersi për vakuumin e krijuar për interesa të ngushta të caktuara politike. Njëra prej zgjidhjeve me kushtetuese duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve nëse nuk ka ndonjë reflektim nga subjektet politike, atëherë deputetët do të duhet që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje, ka thënë Baraliu.

Sipas tij të drejtën për të paraqitur një kërkesë të tillë në Gjykatën Kushtetuese, ka Presidenti, deputetët e Kuvendit të Kosovës ose Qeveria në largim.
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...