Ka në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) punëtori, i cili kishte rënë nga lartësia prej 6 metrash në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë arbresh.info se policia menjëherë kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë rast.
Sipas saj, viktima rreth 40 vjeçar ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale në momentin kur kishte ndodhur rënia e tij.
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Rreth orës 16:00 nga QKUK jemi njoftuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Itali – vdes shqiptari pasi u godit nga t...
Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QP...
Dënohen me 75 vjet burg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë ...
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...