Gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.
Më poshtë mund t’i shihni daljet se në cilat vende të këtyre qyteteve sipas KEDS-it, transmeton Koha.net.
Gjakovë
1. Më 16.04.2016 në NS 35/10kV Gjakova 1 do të shkyçet:
Dalja 10kV Thertorja Bec nga ora 09:00 – 12:00 dhe nga ora 15:00 – 16:00.
Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-Aeroporti, Osek Pasha, Trakaniqi, Qerimi, Lug-Bunari, Sopoti, dhe Beci. Arsyeja e shkyçjes: punime ne projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2015“, LOT 8 Gjakova për arsye të vendosjes së konzollave metalike dhe përçuesit Al-Ce në rrjetin e tensionit të lartë.
Ferizaj
1. Më 16.04.2016 në NS 35/10 kV SHTIME do të shkyçet:
Dalja 10 kV Koshare prej orës 14:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kosharja, Ujësjellësi, Gllavica, Zlivovi,Terrni (përkohësisht edhe Maksit Putz). Shkyçja bëhet për shkak të vendosjes së shtyllës këndore betoni12/1000.
2. Më datë 16.04.2016 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Sllovia nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sllovia, Smallusha, Qallapeku, Marevci, Gllavica, Dobratini, Gushterica dhe Livagja. Arsyeja e shkyçjes: energjizimi i trasesë së re të LP 10 kV.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...