Rreziku nga qentë endacakë vazhdon të jetë shqetësim për shumë qytetarë të Kosovës.
Të hënën në qytetin e Pejës, duke shkuar në punë, një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë, me ç’rast ka pësuar lëndime në këmbë.
Eroll Muhaxheri, në profilin e tij në Facebook, ka treguar foton me lëndimet që ka marrë nga kafshimi i qenve endacakë, gjatë kohës kur ishte duke shkuar në punë.
Ai ka treguar se sulmi i qenve ka ndodhur para objektit të Komunës së Pejës, madje ka pyetur të parin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, se si do të ishte përgjigjur ai nëse në vendin e tij të ishte fëmija i atij apo i tjetërkujt që u sulmua sot.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Eroll Muhaxherit:
“Gazmend Muhaxheri, sot më kafshoi qeni midis Korzës (para Komunës së Pejës) duke shkuar në punë. Çfarë po pret me mbyt dikënd qeni apo çfarë? Në vend timin ka mundur të jetë fëmiu im apo i kujdo qoftë. Si ishit përgjigjur pastaj?!!”, ka shkruar qytetari.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...