Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur në rrugën “Përparim Boshnjaku”.
Policia tha se në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ishin 142 euro, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen asaj me procesverbal”, tha policia,
Më tej, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shprehu mirënjohje për qytetarin Rexhaj, duke e vlerësuar këtë si akt human dhe që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë