Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, qytetari Skender Krasniqi nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka dorëzuar në stacionin policor 1 mijë e 800 euro, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Mulla Cufa” në këtë qytet.
Sipas njoftimit të policisë, Krasniqi kishte gjetur nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila.
“Pas veprimeve të ndërmarra nga njësitë policore, është identifikuar pronari i shumës së humbur dhe i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftim.
Policia ka vlerësuar se ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni të sigurisë dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, “andaj, shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet më tej në komunikatë.
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...