Një qytetar ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
Përmes njoftimit për media, policia ka ftuar personin që i ka humbur paratë të paraqitet në stacion ose të kontaktojë në numrin 192.
”Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192. Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju