Një veturë është fotografuar e parkuar në vend të palejuar në një lagje të Prishtinës, të mërkurën.
Madje, ajo ka dëmtuar edhe një hapësirë ku së fundi është mbjellë bar i ri në lagjen Bregu i Diellit.
Qytetarin e papërgjegjshëm e ka denoncuar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se rastin do ta lajmërojë edhe në polici, që qytetari të dënohet me gjobë mandatorë.
“Kjo hapësirë e përbashkët e banorëve të lagjes Bregu i Diellit është revitalizuar ditëve të fundit. Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatorë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Mbi të gjitha, nuk ështe fer ndaj bashkëqytetarëve! Jo parkimit te veturave në gjelbrim e vend e pa vend. P.S. Kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje”, ka thënë Ahmeti.
Hetime për telefona në Paraburgimin e Hajvalisë, intervistoh...
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...