Qytetarët vazhdojnë të dhurojnë gjak në ditën ndërkombëtare të dhurimit

15:27 | 14 Qershor 2015
M. A.

Aksioni për dhurimin vullnetarë të gjakut është duke vazhduar edhe sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetarë të Gjakut.

Aksione të dhurimit të gjakut janë duke u mbajtur në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri e Rahovec.

Një aksion i tillë është duke u mbajtur edhe në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku deri më tani i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Por infermierja Albana Gashi, bënë thirrje që aksionin ta mbështesin edhe më shumë qytetarë. Ajo nuk bëri të ditur se deri më tani sa qytetarë kanë dhuruar gjak, por bëri thirrje edhe për personat që nuk kanë dhuruar asnjëherë gjak që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Aksioni ka filluar në orën 10 në sheshin “Nënë Tereza”, e kemi një aksion ku po shpresojmë që ka me pas një numër të mirë të dhuruesve të gjakut. Si fillim mirë është tash, ka qenë një numër i konsideru eshëm por po shpresojmë se ka me shku në rritje gjatë ditës”, tha Gashi.

Për të shënuar këtë ditë botërore, Gashi bëri me dije se një aksion i madh i dhurimit të gjakut është organizuar edhe në qytetin e Rahovecit, ku transfuzioni ka shkuar me thirrjen dhe organizimin e vetë qytetarëve të këtij qyteti.

“Sot është edhe aksioni i dhurimit vullnetarë të gjakut në qytetin e Rahovecit, organizuar nga vetë qytetarët e këtij qyteti. Janë ekipa e transfuzionit e gjakut atje. Sot jemi të mobilizuar edhe në qendrën tonë atje, ku presim që të ketë dhurues në vazhdim gjatë ditës dhe gjatë javës së dhurimit vullnetarë të gjakut”, tha Gashi për KosovaPress.

Gashi bëri me dije se njësitet e transfuzionit tashmë janë mobilizuar edhe në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë dhe Vusht rri për të pritur dhurues të cilët dëshirojnë me dhuru gjak për pacientët që kanë nevojë.

Këtij aksioni iu ka bashkuar edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka dhënë gjak në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.

Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional dhe bëhet çdo vit në të njëjtën kohë.

Gjithashtu, gjak mund të dhurohet edhe në tri ditët e ardhshme ku do të vazhdojë brenda Qendrës së Transfuzionit në Prishtinë dhe në sheshin “Nëna Terezë”.

676249cf72537df28cb8d40510b425054a250f4fdb01d107e0b5f7343c2a791a

Shpërndaje në rrjete sociale