Shqiponjat e Zvicrës sonte do të zbarkojnë në fushën e gjelbër të Katarit me shpresën që do ta kthejnë në shtëpi përfaqësuesen e Serbisë në futboll.
Me fillim nga ora 20:00, sonte do të luhet ndeshja vendimtare e grupit G në Botëror, ku Zvicra do të synojë që në Katar ta ri-përsërisë atë që bëri në Rusi në vitin 2018, pra, fitoren ndaj serbëve dhe eliminimin e tyre nga grupet, shkruan arbresh.info.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me shokë, sonte do të mundohen të dalin fitimtarë nga kjo ndeshje jetike për fatin e këtij grupi.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët lidhur me këtë ndeshje.
Të gjithë shprehin dëshirën dhe optimizmin se Zvicra do fitojë ndaj Serbisë, dhe Xhaka me Shaqirin sërish do e turpërojnë Serbinë.
Ata thonë se ‘shqipet’ e Zvicrës i përfaqësojnë dhe gjithmonë i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët, të kudo ndodhur qofshin ata.
Ndërkaq, për rezultatin, ata thonë se nuk ka rëndësi me sa gola diferencë fiton Zvicra, me rëndësi për ta është eliminimi i Serbisë dhe kualifikimi tutje i Zvicrës.
Aktualisht, Zvicra ka tre pikë në vendin e dytë në grupin G, ndërsa serbët kanë vetëm një, në vendin e fundit.
Kështu që, edhe barazimi do t’i kryente punë Zvicrës për kualifikim në fazën tjetër./EmirAbduramani/arbesh.info/
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...