Ndonëse vera e këtij viti po karakterizohet më shumë me shi se sa me diell, si çdo vit mërgimtarë të shumtë vijnë e dalin nga Kosova.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, kolonat për të hyr në Kosovë nuk janë aq të gjata, sa janë ato në dalje.
Kështu, në pikëkalimin kufitar të Merdarës, përderisa për të hyr në Kosovë duhet të pritet 30-40 minuta, gjendje tjetër paraqitet në dalje.
Qytetarët që dalin nga Kosova përmes kësaj pike duhet të presin më shumë se 3 orë, apo 180-200 minuta. Kolonat raportohet se në hyrje janë 80 metra, kurse në dal 1000-1200.
Pika tjetër kufitare të ngarkuara me qytetarë, janë edhe Muçibaba dhe Dheu i Bardhë. Në hyrje te këto pika, pritjet janë 30-40 minuta, kurse në dalje 40 minuta deri në 1 orë.
Kujtojmë se sidomos gjatë ditëve të verës, vërehet dukshëm fluks i shtuar i qytetarëve që kalojnë nëpër pikëkalimet kufitare të Kosovës, derisa pritjet ndodh të zgjasin deri në 5-6 orë.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar