Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, e që kanë mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas MSH’së, shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.
“Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet nga MSH. /arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...