Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Millan Radojeviq, tha sot se policia kufitare e Kosovës, në disa vendkalime, nuk i njeh letërnjoftimet serbe të lëshuara nga departamenti i policisë për të zhvendosur, pasaportat me shenjë të Drejtorisë së Koordinimit në Beograd si dhe patentë shoferët e qytetarëve që banojnë në Kosovë.
Zëvendësi i Skender Hysenit ka thënë për Radio Kontakt Plus, se në fund të muajit të shkuar dhe fillim të muajit të ardhshëm, dhjetëra qytetarë me këto dokumente, kanë paraqitur ankesa në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, sepse atyre iu ishte refuzuar hyrja ose dalja nga Kosova në Serbinë qendrore, por edhe përmes Maqedonisë, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se nga policia ka kërkuar përgjigje se me çfarë baze ligjore është marrë një vendim i tillë dhe se sipas tij përgjigjja që ka e marrë nga drejtori i Përgjithshëm ishte se kjo është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes të vitit 2011.
Problemin e mosnjohjes së dokumenteve serbe në Kosovë e kanë ngritur edhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar serb në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Milica Andriq nga organizata “Aktiv” ka thënë se kur bëhet fjalë për pasaportat e lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit në Beograd e të cilat nuk i njohin autoritetet në Kosovë, Qeveria e Kosovës sipas saj jo vetëm që po i shkel të drejtat e njeriut, por edhe ligjin e saj të shtetësisë.
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...