Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me programet e partive politike, duke pasur parasysh premtimet dhe angazhimet e kandidatëve.
Disa shpresojnë që të realizohen pjesërisht premtimet, ndërsa të tjerë kanë shprehur besim të veçantë tek programi i një partie të caktuar.
“Nuk i kam përcjell të gjitha, por nga e kaluara nuk presim edhe shumë në të ardhmen. Por këta duhet të përmbahen nga eskalimet e fjalëve sepse qeverinë do ta bëjnë së bashku’, pohoi ky qytetar.
“Po i kam parë deri diku deri më tani vetëvendosje e ka programin më të mirë dhe besoj që ka për me fitu”, u shpreh një qytetarë.
“Valla të gjitha kanë bërë premtime ishalla i realizojnë veq 50 për qind”, tha ky qytetar.
Ndryshe, fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.
Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 9 shkurtit 2025.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë./Arbresh.info
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...