Qytetarët i besojnë AKR-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

16:15 | 17 Nëntor 2016
M. A.

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka dal fituese me 35% të votave në një sondazh të realizuar sot nga portali “Arbresh.info” duke i pyetur drejtpërdrejt qytetarët se cila parti do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?.

Nga votimet që kanë bërë drejtpërdrejt qytetarët, në vend të dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës me 26%, e treta është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 21%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 %, Lidhja Demokratike e Kosovës 6% dhe më pak e votuara ka dal të jetë Nisma për Kosovën me 4%.

Arbresh.info do të vazhdoj t’iu sjell sondazhe të reja në ditët në vijim./arbresh.info.

15102312_10154619784615692_963971156_o

Shpërndaje në rrjete sociale