Peja është ndër qytetet më të bukura në Kosovë, por në qytetin e Pejës mund të shihen mbeturina gjithandej. Arsyet që nuk ka mirëmbajtje të mbeturinave janë të shumta. Njëra ndër to është edhe neglizhenca e qytetarëve por edhe mos menaxhimi i duhur nga autoritetet.
Tani qytetarët në Pejë kanë filluar të nënshkruajnë një peticion online për përmirësim të gjendjes së mbeturinave në qytet.

Peticioni në fjalë është nisur nga qytetari Orgen Kelmendi, dhe ka për qëllim që të ngrejë edhe vetëdijen e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend. Po ashtu kërkohet nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi që po ndikon në jetën e banorëve të këtij vendi.
Peticionin mund ta nënshkruani këtu:
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...