Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, kërkoi nga Ministri i Mbrojtjes nëse kanë marrë mësime nga lufta në Ukrainë.
Sipas Qunit, çdo teori ushtarake ka rënë poshtë, pas asaj që po ndodhë në Ukrainë.
“Situata në Ukrainë na tregon një realitet tjetër. Përmbysi edhe doktrinat e shteteve më të fuqishme në botë. U sfiduan nga një art dhe shkencë ushtarake që kërkon më të vërtetë studim. Jemi në procesin e diskutimit të dokumenteve strategjike, analizave, dhe implementimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, a do të nxirrni mësime nga lufta në Ukrainë, për t’i përdorur në dokumente strategjike ushtarake, për mobilizim, rezervë, shërbim të obliguar, vullnetarë e tjera, tjera. Ngjarjet në Ukrainë janë duke e ridizajnu fizionominë e taktikave ushtarake”, deklaroi Quni.
Këto komente dhe pyetje ai i bëri për Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe sipas këtij të fundit, po punohet në atë drejtim.
“Po punohet koncepti për rezervë vullnetare, për rreth 20 mijë vetave, të përgatitur për nevoja shtetërore. Po punojmë edhe në harmonizimin e një agjencie për industrinë e mbrojtjes. Inteligjenca ushtarake është e domosdoshme për çdo ushtri, dhe duhet me i parapri dhe parapërgatitë nëse ka naj cenim të sigurisë”, deklaroi Mehaj./arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq