Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni ka folur për situatën e sigurisë në vend.
Quni në RTV Dukagjini ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është në nivelin e duhur por sipas tij janë disa momente kur situata mund të evoluojë, siç është edhe rasti me luftën në Ukrainës.
“Duke pasur parasysh lidhjet historike dhe kulturore mes Serbisë dhe Rusisë, e situatën në Ukrainë, ne duhet të kemi një kujdes të veçantë nga tendencat e tyre për të shkaktuar ndonjë destabilizim të Kosovës”.
Deputeti i LDK-së thotë se Rusia nuk kërkon nga Serbia vetëm miqësi emocionale.
“Rusia kërkon nga Serbia që në këtë miqësi, kjo e fundit të jetë e varur edhe nga interesat ruse”.
Quni thotë se Rusia qysh në fillim të agresionit mbi Ukrainën ka tentuar që disa shtete me të cilat ka miqësi t’i vendos në shërbim për të shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...