Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, ka nderuar akademikun Rexhep Qosja me Çmimin për Letërsi.
“Sivjet Ministria e Kulturës, ka nderuar akademik Rexhep Qosjen me një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u nderua me Çmimin për Letërsi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Me veprën e tij letrare dhe studimet shkencore, Qosja ka luajtur një rol kyç në jetën kulturore shqiptare, duke krijuar një bibliotekë të pasur albanologjike, historiko-letrare dhe kritiko-letrare.
Ai ka qenë një zë i fuqishëm intelektual dhe protagonist aktiv në proceset e mëdha shoqërore në botën shqiptare.
Sipas vlerësimeve të jurisë profesionale Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është dhënë shkrimtarit Bajram Kosumi, për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe me studimet dhe krijimtarinë e tij të veçantë.
Shkrimtari Ballsor Hoxha ka fituar çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për përmbledhjen e tregimeve “Krateret njerëzish”.
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Donika Dabishevcit për librin me poezi “E gjithëkohshmja andër”, i cili pasqyron mikroperspektiva të historisë së luftës 1998-99 dhe qëndresën e viktimave civile.
Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” i është dhënë Dije Demirit për librin “Ana dorën”, i cili ndërthur traditën me elemente bashkëkohore duke krijuar një komunikim të ndjeshëm ndërmjet brezave.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u nda mes dy studiueseve: Eronita Kqiku për librin “Arti i brikolazhit”, dhe Meliza Krasniqi për librin “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990”.
Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është dhënë Lorenc Hajdarit për përkthimin e librit me poezi “E thëna Figurativiste”, të autores gjermane Ulla Hahn.
Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.
Këto çmime vlerësojnë kontributin e shquar të shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve në pasurimin e letërsisë shqipe dhe kulturës kombëtare si dhe nxisin krijimtarinë letrare.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...