Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton opinionin publik se brenda hapësirave të QKUK-së, po realizohet vendosja e shenjëzimeve të reja orientuese, me qëllim lehtësimin e qasjes dhe qarkullimit për qytetarët, pacientët dhe vizitorët.
Ky proces përfshin shenjëzime të reja rrugore dhe vendkalime për këmbësorë (zebrat), të cilat synojnë të eliminojnë tollovitë dhe të përmirësojnë orientimin dhe lëvizjen brenda kompleksit spitalor.

QKUK, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe stafit në rast të ndonjë vështirësie të përkohshme në komunikacion gjatë kryerjes së këtyre punimeve, duke theksuar se këto ndërhyrje po bëhen në funksion të rritjes së rendit, sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit në hapësirat spitalore./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...