Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 07:15 në një lokal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili i ka përfshirë edhe disa objekte ndihmëse përreth tij.
Lidhur me këtë Qendra Klinike Universitare ka mbetur pa energji elektrike, përcjell Arbresh.info.
Oda e Mjekëve të Kosovës, ka njoftuar se si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike nuk do të mund të ofrojnë shërbime administrative që lidhen me pajisjet elektronike.
“Ju njoftojmë se për shkak të incidentit që ka ndodhur sot në QKUK, kemi mungesë të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të ju ofrojmë shërbime administrative që ndërlidhen me pajisjet elektronike, deri në rregullimin e këtij problemi”, thuhet në njoftim e OMK-së./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje