QKUK-ja do të kryejë operacione vetëm në rastet urgjente

15:34 | 15 Mars 2020
A Z

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka njoftuar se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe ka pezulluar operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim, sipas këtij institucioni, vjen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i ri.

Kosova deri tani është prekur me pesë raste të koronavirusit.

Shpërndaje në rrjete sociale