QKUK deklarohet rreth gjendjes së policëve të lënduar nga serbët në veri

21:28 | 13 Tetor 2021

Katër policë të Kosovës kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit.

Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.

Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.

“Në QKUK janë sjellë katër policë nga Spitali i Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm te ne. Dy prej tyre kanë pasur lëndime më serioze dhe në bazë të analizave që i kemi bërë, njëri prej tyre ka pasur trupa të huaj në pjesën e kokës ndërsa tjetri në pjesën e krahut”, tha ai për RTK-në.

“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari.

Lajmet më të lexuara