Është përuruar kontigjineti i parë i pajisjeve të dedikuara për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili ka thënë se 4 laparaskopët e rinj mundësojnë marrjen e shërbimeve të modernizuara, shkruan arbresh.info.
“Një nevojë e madhe e personalet mjekësor dhe pacientëve të cilat kanë marrë shërbime por që shpesh herë kanë qenë klasike dhe jo të modernizuara. Me arritjen e pesë laporaskopëve u mundësojmë pacientëve të marrin shërbime me sa më pak dhembje dhe prerje”, ka thënë ai.
Ismaili ka shtuar se vlera e laporaskopëve arrin në 350 mijë euro.
“Përmes kësaj synojmë që pacientet të mos dalin në spitale private dhe të shpenzojnë para. Ndërsa 350 mijë euro është vlera e pajisjeve që do të shpërndahen në këto klinika”, ka shtuar ai.
Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se do të shikojnë mundësitë për pajisje me laporaskopë edhe në klinikat tjera.
“Në vazhdën e modernizimit të objekteve shëndetësore është edhe arritja e pesë laporaskopëve , përmes së cilave u ikim operimeve klasike në kardiologji. Këto pajisje janë funksionale në shëndetësinë kosovare, janë shikuar edhe nevojat për klinikat e tjera dhe kështu do të mundohemi t’i plotësojmë e të barazohemi me vendet në regjion kështu do të kemi sa më pak pacientë që do të kërkojnë ndihmë për shërbime shëndetësore jashtë Kosovës”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026