Ditë më parë komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë për tu furnizuar me bombola oksigjeni.
Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Ndonëse për tenderin në fjalë janë paraparë të ndahen 6 mijë euro, ai është anuluar.
Sipas prokurimit, anulimi i procedurës është bërë për shkak që operatori që ka ofertuar nuk ka qenë i përgjegjshëm.
“Anulimi i procedurës së prokurimit publik bëhet për arsye se Operatori Ekonomik i cili ka ofertuar nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret në Dosjen e Tenderit dhe Njoftimin për Kontratë dhe është i papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurimit./Reporteri/
Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Per...
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...