Një numër i madh i qytetarëve kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës “Zahir Pajaziti” për vrasjen e 21-vjeçares nga Ferizaj, Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj ditë më parë.
Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, raporton Arbresh.info.
“Liri dhe siguri për gratë”, Gratë ndërtojnë shtetin, shteti vret gratë”, “Edhe sa thirrje të humbura” ishin disa nga parullat që protestuesit mbanin në duar.
Kujtojmë se ish-bashkëshorti i të ndjerës ka qëlluar atë me armë zjarri të premten e kaluar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
I njëjti ka shtënë me armë edhe drejt vëllait të së ndjerës i cili ka pësuar vetëm plagosje./Arbresh.info
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun