Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja Qeverive; do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve respektive; do të synojnë projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikojnë mundësinë e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.
Këto ishin disa nga temat e takimit, të cilat u diskutuan në takimin në mes Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, me Zëvendës-Kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, takim ky i cili u zhvillua në ambientet e MPJ-së.
“Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike ishte një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme. Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...