Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar vendimin për të dërguar në Kuvend, projektligjin për dërgimin e trupave të FSK-së në Gaza.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova është e gatshme të ndihmojë popullin e Gazës, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese, dhe të ndihmojmë popullin e Gazës”, tha kryeministri Albin Kurti.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë mbledhjes së qeverisë, theksoi se dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshinë pjesëmarrjen e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare të stabilizimit.
“Ajo ka për mision të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës, për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza”, u shpreh Maqedonci.
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...