Me vendime të veçanta, Qeveria e Republikës së Kosovës ju ka vazhduar kontratat edhe për një mandat në periudhë trevjeçare, zyrtarëve në pozita të nivelit të lartë drejtues.
Prej këtij veprimi përfituan tre sekretarë të përgjithshëm, tre kryeshefa dhe krejt në fund edhe një drejtoreshë.
Këto vendime Qeveria i mori në mbledhjen e mbajtur sot.
Këta janë emrat e atyre që do të qëndrojnë edhe një mandat trevjeçar në krye të detyrës:
1. Fitim Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit;
2. Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal;
3. Demush Shasha, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane;
4. Teuta Danuza, drejtore e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
5. Bedri Dragusha, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Efiçencë të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik;
6. Murat Meha, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
7. Gazmend Mejzini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë;
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...