Qeveria e Kosovës ka thënë se kërcënimi i Qeverisë serbe për dërgimin e CEFTA-s në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtar lidhur me taksën 100 për qind të Kosovës ndaj produkteve serbe, nuk shitet në Kosovë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë sot se nëse nuk fillon një konsultim i përbashkët ose problemi nuk zgjidhet brenda 90 ditëve të ardhshme, Serbia do të fillojë procedurat në Gjykatë të Arbitrazhit. Do ta padisë CEFTA-n në Arbitrazh.
E shefi i kabintetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka thënë për Insajderin se këto ultimatume të Qeverisë së Serbisë nuk shiten në Kosovë. Ka thënë se Qeveria e Serbisë bën mirë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran.
“Tragjedia e politikës serbe është se ende nuke kanë kuptuar se ultimatumet e tyre nuk shiten në Kosovë. E ftojmë Qeverinē e Serbisë të kthehet kah normailzimi i raporteve me Kosovën. Për fillim njohja e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur do të ishte bazë e mirë për fillimin e rishikimit te raporteve te pergjithshme”, është shprehur Arifi.
Më 21 nëntor Qeveria e Kosovës, vendosi masën nga 10 në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Por, ndaj kësaj takse ka reaguar Bashkimi Evropian, ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ka inkurajuar Qeverinë që të heqë taksën ndaj produkteve serbe.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë